Pas raportimeve për sulme, Zafir Berisha mbledh Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike

Aktuale

Pas raportimeve për sulme, Zafir Berisha mbledh Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike

Më: 1 mars 2021 Në ora: 17:28
Pas raportimeve për sulme, Zafir Berisha mbledh Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike ka mbajtur sot takimin e radhës ku u diskutua për gjendjen e sigurisë kibernetike në vend.

Sipas njoftimit, ky takim u mbajt pas raportimeve të fundit për sulme kibernetike, ku pas diskutimeve u vlerësua se përkundër sfidave në këtë fushë, Kosova ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e këtyre sulmeve.

“I sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se nuk ka arsye për shqetësim pasi që të gjitha mekanizmat institucional janë duke trajtuar çdo kërcenim. Ju siguroj që sistemet shtetërore me të dhënat e qytetarëve dhe institucioneve janë të sigurta”, theksoi Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se në dy institucione, Telekomi dhe Ministria e Financave, pati sulme kibernetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat