Klinaku për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael: Jerusalemi është vend i kontestuar ndërkombëtarisht

Aktuale

Klinaku për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael: Jerusalemi është vend i kontestuar ndërkombëtarisht

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:47
Abdullah Klinaku

Njohës i çështjeve në Lindjen e Mesme Abdullah Klinaku, ka thënë se zotimi i Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem ka qenë zotim verbal i dhënë nga Qeveria e Kosovës.

Klinaku në emisionin Info Magazine tha se përderisa nuk ka ndonjë zotim apo marrëveshje të shkruar i takon çdo qeverie që t’i shqyrtojë vendime e qeverisë paraprake.

Ai theksoi se Jerusalemi konsiderohet si vend i kontestueshëm ndërkombëtarisht, madje edhe me rezoluta ndërkombëtare.

Sipas tij tek vendet ku janë të kontestuara Kosova duhet të ketë kujdes se si vepron.

“Në zotimet e dala nga “Marrëveshja e Washingtonit”, nuk përmendet askund që Kosova do ta vendos Ambasadën në Jerusalem. Ne përmes atyre zotimeve e kemi fituar një njohje shumë të rëndësishme siç është njohja e Izraelit”.

“Zotimi ynë përhapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka qenë zotim verbal të cilin e ka dhënë Qeveria e Kosovës. Dhe përderisa nuk e kemi një zotim të shkruar dhe një marrëveshje të shkruar i takon çdo qeverie që t’i shqyrtojë vendime të qeverisë paraprake”.

“E dyta nëse veprojmë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare jemi duke e vendosur Ambasadën në një territor minimalisht të kontestuar ndërkombëtarisht. Dhe përderisa është i kontestuar ndërkombëtarisht dhe i gjykuar në bazë të rezolutave. Asaj 1947, 1948, 1967 e deri tek “Marrëveshjet e Oslos” që u përmenden 1993 dhe asaj 2000, i bie që Jerusalemi është vend i kontestuar. Dhe në bazë të “Konventës së Vjenës”, duhet të kemi kujdes se si veprohet në ato vende ku kontestohet pushteti juridik dhe faktik në ato vende”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat