Adriatik Kelmendi: Nëse Izraeli e Amerika na kërkojnë që edhe në oborr të dikujt ta hapim ambasadën, përhajr na qoftë

Aktuale

Adriatik Kelmendi: Nëse Izraeli e Amerika na kërkojnë që edhe në oborr të dikujt ta hapim ambasadën, përhajr na qoftë

Nga: N. H Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:55
Adriatik Kelmendi

Lidhur me ambasadën e Kosovës në Jerusalem, një koment e ka bërë edhe gazetari Adriatik Kelmendi.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar që të mbështetet kërkesa e hapjes së ambasadës nga SHBA’ja dhe Izraeli, edhe në qoftë se, siç thotë ai, “ta hapin në oborr privat të dikujt”.

Sipas gazetarit, nëse kundërshtohet kërkesa e të dy shteteve, vendi ia mban anën Palestinën, e cila e kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Ja postimi i tij:

Izraeli e ka njohur Kosovën.

Palestina e kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Amerika e ka njohur Kosovën.

Palestina e njeh autoritetin e Serbisë mbi Kosovën.

Nëse Izraeli dhe Amerika na kërkojnë që edhe në oborr privat të dikujt në Izrael ta hapim ambasadën, për hajr na qoftë.

Se përndryshe po ua mbajmë krahun Palestinës dhe Serbisë. E nëse do të pyetej e para, Kosova s’do të ishte shtet, dhe natyrisht po të pyetej e dyta, Serbia, Kosova do të ishte pa shqiptarë!

Atyre që thonë ndryshe, vetëm kapjani faqen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat