Me emër dhe mbiemër/ Këta ishin vrasësit e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës sipas Qerim Kelmendit

Aktuale

Me emër dhe mbiemër/ Këta ishin vrasësit e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës sipas Qerim Kelmendit

Nga: P.R Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:22
Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi dhe Qerim Kelmendi.

Më 27 shkurt të vitit të kaluar, Qerim Kelmendi në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës është gjetur i vdekur, trupi i të cilit më pas edhe është djegur.

E në një vjetorin e vrasjes së tij, Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe miku i Qerim Kelmendit, Sadri Ramabaja ka deklaruar së Kelmendin e vranë shërbimet e huaja.

Por ajo që bie në sy, është se Ramabaja në një koment të shkruar lidhur me vrasjen e Qerim Kelmendit, ka deklaruar me emër dhe mbiemër personat, që sipas tij e kishin vrarë Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën.

Këta persona, sipas Ramabajës i kishte identifikuar si autorë të vrasjes edhe Qerim Kelmendi.

“Ilir Konushevci dhe Hazir Mala (ky i fundit nga Tropoja), siç dihet tashmë edhe falë dëshmive të mbledhura nga Qerim Kelmendi, u vranë nga grupi i përbërë nga Bislim Demiri, Agim Demiri, Petrit Braha, Isa Kernaja dhe Shkëlzen Kurbala. Ky grup vrasësish me proosi qe zbuluar nga Fatmir Haklaj. Anëtarët e këtij grupi identifikoheshin si njerëz të afërt me Sali Berishën. Këta të gjithë tashmë janë vrarë, me përjashtim të Petrit Brahës, i cili jeton në Belgjikë dhe është i paralizuar. Ngjarjen e ka zbërthyer në detaje pikërisht shoku i ngushtë i Ilir Konushevcit, luftëtari i shquar i UÇK-së, Qerim Kelmendi”, ka shkruar Ramabaja.

Sipas tij, Qerim Kelmendi ka zbuluar njerëzit që çuan në pritë Ilir Konushevcin dhe mjekun Hazir Malaj, si edhe ata që mbajnë të mbyllur dosjet për atë vrasje.

“Njëzetë e dy vite pas atij atentati ndaj Iliri Konushecit, në mënyrë mizore do të vritet edhe Qerim Kelmendi. E qartë, pas vrasjes së Ilirit, po edhe pas asaj të Qerim Kelmendit, duhet të jenë po të njejtat shërbime. Por, nëse atbëtë kishte motive politike e strategjike për vrasjen e Ilirit, për këtë të Qerimit, tek gama e shërbimeve të huaja dhe jo vetëm, duket se kanë mbizotruar elementë tjerë specifik, që pres ta trandin drejtësinë shqiptare në të dy republikat tona, madje edhe nëse do të duhej të silleshin para drejtësisë politikanët e përfshirë në që të dy rastet”, shkruan Sadri Ramabaja, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, u vranë më 8 maj të vitit 1998, në fshatin Miliskajë të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat