Ish-këshilltari i Hotit ‘godet’ Hazirin: LDK-ja nuk duhet t’i besojë e t’i shkojë pas

Aktuale

Ish-këshilltari i Hotit ‘godet’ Hazirin: LDK-ja nuk duhet t’i besojë e t’i shkojë pas

Më: 1 mars 2021 Në ora: 21:27
Lutfi Haziri

Ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit, Visar Berisha, ka thënë se LDK-ja nuk duhet t’i besojë atij personi i cili ka tentuar ta shkel Kushtetutën e Kosovës.

E për kë është fjala, i ka rikujtuar gazetari Vehbi Kajtazi, që tha se ky person është Lutfi Haziri, dhe Berisha nuk e ka mohuar,

“LDK-ja ka përmbyll një cikël të vet zhvillimit, dhe duhet me e hap një cikël të ri, që është shtetndërtimi, unë mendoj që duhet emra të ri. Nuk duhet të përkrahim poashtu edhe ata të cilët kanë vese recidiviste në kuptim të shkeljeve ndaj kushtetutes të vendit. Kush janë ata që në mënyrë recidiviste, kanë shpreh ambicie që të preket kushtetuta e vendit. Nuk mund t’i besohet LDK-ja, atij personi që e sheh këtë shtet është jo i përhershëm, nuk mund të shkojë LDK-ja pas një projekti të tillë. LDK-ja duhet të shkojë pas një mentaliteti të ri”, tha Berisha në Debat Plus.

Ndërsa Kajtazi i kujtoi që ai është duke folur për Lutfi Hazirin, njërin nga kandidatët kryesorë për të qenë kryetar i LDK-së.

“Prej LDK-së, ka qenë vetëm Lutfi Haziri, që ka insistu vazhdimisht në prekjen e territorit të Kosovës, le ta kuptojë publiku”, tha Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat