Lama kritikon fituesin e zgjedhjeve: Krijojnë dilema aty ku s’duhet të ketë, krijojnë konflikte aty ku mund të shmangen

Aktuale

Lama kritikon fituesin e zgjedhjeve: Krijojnë dilema aty ku s’duhet të ketë, krijojnë konflikte aty ku mund të shmangen

Nga: A.SH Më: 1 mars 2021 Në ora: 21:25
Alma Lama

Alma Lama nga LDK, ka kritikuar Vetëvendosjen sa i përket qëndrimit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Sipas saj, ata që i kanë fituar zgjedhjet po tregojnë papjekuri institucionale, shteterore dhe diplomatike, e që pritet të bëjnë qeverinë në Kosovë.

Postimi në Facebook:

Papjekuri institucionale, shteterore dhe diplomatike nga ana e atyre qe kane fituar zgjedhjet, e qe pritet te bejne qeverine ne Kosove, ne raport me Izraelin dhe vendosjen e ambasades ne Jeruzalem.

Por edhe ne raport me partnerin tone strategjik, SHBA-ne.

Krijojne dilema, aty ku s’duhet te kete, krijojne konflikte aty ku mund te shmangen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat