Aktivizohen inspektorët në Prishtinë, kërkohet respektim i masave anti-COVID

Aktuale

Aktivizohen inspektorët në Prishtinë, kërkohet respektim i masave anti-COVID

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:16
Aktivizohen inspektorët në Prishtinë, kërkohet respektim i masave anti-COVID

Tani kur edhe  po bëhen një vit nga rastet e para të konfirmuara me COVID-19 në Kosovë, situata vazhdon të jetë mjaftë e vështirë.

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar nëntë viktima dhe mbi 400 raste.

Kësisoj inspektorë të shumtë sot kanë dalë në teren, për të shikuar nga afër se sap o respektohen masat anti-COVID.

Madje nga IKSHPK dje u apelua për kujdes të shtuar, pasi ishte numri më  i madh i rasteve të konfirmuara në këtë fillimvit.

Duhet përkujtuar që masat vazhdojnë të jenë po të njëjtat dhe ndër të tjerash qytetarët duhet me patjetër të bartin maska, të respektojnë distancën dhe kësisoj të bëjnë parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të këtij virusi.

Gjatë muajit të kaluar parti të shumta politike zhvilluan tubime elektorale anembanë vendit dhe të njëjtët nuk shpëtuan pa u gjobitur.

Pavarësisht gjobave që morën disa herë nga 2 mijë euro, të njëjtët ende nuk i kanë kryer borxhet në drejtim të Inspektoratit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat