Lista Serbe kërkon rifillimin e dialogut: Të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani

Aktuale

Lista Serbe kërkon rifillimin e dialogut: Të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani

Më: 2 mars 2021 Në ora: 14:40
Lista Serbe kërkon rifillimin e dialogut: Të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Dalibor Jevtiq, u takuan me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Edhe në këtë takim thuhet se temë qendrore ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në shkurt si dhe vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarët e Listës Serbe theksuan se është shumë e rëndësishme që të vazhdohet dialogu mes palëve.

Ndërsa thanë se duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara deri më tani nga ana e Kosovës pasi janë thelbësore për qytetarët e komunitetit serb në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat