​Ekzekutohet pagesa shtesë 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor

Aktuale

​Ekzekutohet pagesa shtesë 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:26
Foto

Ministria e Financave ka përfunduar ekzekutimin e pagesës së shtesës në shumë 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor para-universitar të sektorit publik në Kosovë.

Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 - për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat