Fëllanza Podrimja, ish-këshilltare e Albin Kurtit, i ka reaguar në Twitter ish-të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili sot tha se Albin Kurti “është gjithnjë anti-amerikan”.
Podrimja ka thënë se kur Grenell flet keq për ju, do të thotë se jeni në rrugën e duhur.
“Rregulla nr. 2: kur Richard Grenell flet keq për ju, ju jeni në rrugën e duhur”, ka shkruar ajo, duke iu kundërpërgjigur ‘tweetit’ të Grenellit.
Ish i dërguari i administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael.
Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.
“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell.
Rule of thumb No. 2: when Richard Grenell talks badly about you, you’re on the right path. https://t.co/YXIyPRrnX7
— Fëllanza Podrimja (@FPodrimja) March 2, 2021
“Ai gjithnjë është anti-amerikan”, ka shtuar Grenell.