Arbana Xharra me akuza të rënda për Albin Kurtin

Aktuale

Arbana Xharra me akuza të rënda për Albin Kurtin

Nga: N. H Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:59
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra përmes një postimi në Facebook, edhe njëherë ka hedhur kritika të rënda në drejtim të fituesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Xharra i ka bërë thirrje Kurtit t’i rishqyrtojë kontratat e Hashim Thaçit me Erdoganin për privatizimin e Aeroportit dhe të Distribucionit të energjisë.

Kurse, mes të tjerave ka thënë se këto veprime nuk i ndërmerr Kurti, pasi sipas saj, ky i fundit është antiamerikan dhe pro erdoganist.

Ja shkrimi i saj:

Albin Kurti, sa e shqyrton vendimin për ambasadë të Kosovës në Izrael, rishqyrtojë kontratat e Hashim Thaçit me Erdoganin për privatizimin e Aeroportit dhe të Distribucionit të energjisë.

Por Albini nuk e bënë këtë sepse është antiamerikan dhe pro erdoganist. Ai votat i ka marrë për me luftu korrupsionin, që ku e ka një mundësi me u dëshmu.

Por jo, sepse Albini e adhuron Erdoganin, s’ka lidhje qysh i ka marrë në dorë asetet kryesore të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat