Paçarizi: Lajçak erdhi i lënduar në Kosovë pas skandalit me hartën

Aktuale

Paçarizi: Lajçak erdhi i lënduar në Kosovë pas skandalit me hartën

Më: 2 mars 2021 Në ora: 22:29
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, e ka quajtur jo shumë përmbajtjesore ardhjen e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, në Kosovë kur institucionet e saj të reja ende s’janë ngritur pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Paçarizi tha se Lajçak u ngut dhe se për këtë arsye ai u përsërit në deklarata.

Po ashtu, ai komentoi edhe takimet e Lajçakut me udhëheqësit e Kosovaës.

“Kurti ka folur se në cilin vend është dialogu në prioritetet e tij duke lëvizur nga vendi i shtatë deri te ai i treti. Hotin e falënderoi dhe i dëshiroi sukses kryeministrit në shkuarje, ndërkaq Osmani e shfrytëzoi këtë moment për t’u pozicionuar më shumë karshi opinionit publik në Kosovë si një person i fortë që do të mbajë një qëndrim të caktuar, të cilin e ka treguar edhe përpara. Ajo u përpoq ta dëshmojë një lloj konsistence. Mirëpo, Lajçak është i vetëdijshëm për fuqinë që e ka dhe ka ardhur i lënduar pas atij skandali – nga ana jonë, por jo edhe e tij – me hartën ku Kosova shihet që ishte njëfarë pjese e Serbisë. Lajçak e dha versionin e tij të së vërtetës që edhe mund të jetë ashtu, por nga perspektiva kosovare mendoj që Lajçak s’është personi i duhur që do të mund ta udhëheqë në mënyrë neutrale dialogun Kosovë-Serbi”.

Paçarizi tha se një ndërmjetësuesi i dialogut së paku duhet të jetë nga një shtet që e ka njohur Kosovën për të pasë një perspektivë sa më neutrale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat