Shpëtimi i LDK-së nga “katastrofa”, ish-komandanti i UÇK-së ‘zbulon’ mënyrën: Vetëm kështu mund të shpëtohet – ka edhe një paralajmërim

Aktuale

Shpëtimi i LDK-së nga “katastrofa”, ish-komandanti i UÇK-së ‘zbulon’ mënyrën: Vetëm kështu mund të shpëtohet – ka edhe një paralajmërim

Nga: N. H Më: 3 mars 2021 Në ora: 09:01
Pamje nga takimi i djeshëm ku LDK-në e vizitoi Miroslav Lajçak

Lidhja Demokratike e Kosovës pas rezultatit të dobët që pati në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, ka filluar reformat e brendshme, raporton “Bota sot”.

Mirëpo, çështja e reformimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se ka ndarë në dysh disa nga figurat më të larta të kësaj partie.

Ky proces ka ngjallur edhe zëra të ndryshëm, duke bërë që të ketë edhe akuza e kundërakuza në distancë.

Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar mbrëmë se të gjithë kandidatët pretendentë për kryetar të LDK-së, është dashur të japin dorëheqje nga kjo parti.

E pyetur se a duhet edhe Lumir Abdixhiku të japë dorëheqje nga LDK-ja, Tërmkolli ka thënë që edhe ai duhet të largohet.

“Pse kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në? Kush e ka sjell Lumirin aty? Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”, ka thënë Tërmkolli.

E, ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake në UÇK, Hafir Hoxha, njëherit njohës i zhvillimeve politike në vend, për gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me reformat e filluara në LDK.

Sipas tij, përfundimisht, partia e Isa Mustafës, e ka kuptuar se duhet bërë reforma rrënjësore në parti.

Image
Hafir Hoxha

“LDK tani ka kuptuar se duhet bërë ndryshime, por problemi i madh është gjenetik, problem rrënjësore që është vështirë për t’u zgjidhur, pasi tani më janë dy koncepte parimore se si të bëhen ndryshimet e kjo është një vështirësi e madhe; A. Nëse në LDK mundohen të zgjidhin pionierët që janë rritur në LDK dhe kurrë nuk janë larguar nga aty dhe veten e thërrasin më Rugovista se kushdo tjetër i bie se LDK nuk do të rritet. Me këtë logjik do të rritet në pionierë të ri që ende nuk janë 15 vjeçar, pasi sipas tyre ata që kanë kritikuar LDK-në ose kanë mbështet zërin kritik në LDK nuk janë Rugovista, por janë kancer i LDK-së dhe rënia e partisë është bërë nga ta dhe ata individë që s’kanë çka kthehen më në LDK”.

“Ky është koncepti i gabuar dhe vështirë që lëshojnë pe këta njerëz ku në ta është edhe Kryesia në dorëheqje. B. Drejtimin B e paraqesin ata që u kritikuan në variantin A dhe këta e kanë vështirë të kthehen dhe të marrin pozita udhëheqëse në parti, pasi konsiderohen nga pakica e mbetur si dezertorë, si elemente turbulluese, që nuk kanë qenë stabil, të luhatshëm disa kanë pauzuar në LDK, disa edhe janë kyç në subjekte të tjera, prandaj, këto dy rryma do të jenë telashe dhe përçarje serioze”, ka thënë Hoxha.

Mes të tjerave, ai ka theksuar se shpëtimi LDK-së është balancimi dhe kombinimi i dy qëndrimeve të lartcekura, përndryshe sipas tij, dëmi për këtë parti nga ky proces mund të jetë katastrofal.

“Shpëtimi i LDK-së do të ishte amortizimi së pari i të dyja palëve, pra dyja palët t’i pranojnë gabimet, të bëjnë udhëheqje të balancuar dhe të kombinuar nga dy drejtimet ashtu do të shpëtojnë LDK-në, përndryshe dëmi do të jetë edhe më fatal. Nëse nuk i pranojnë ata që ishin në LDK nuk di me cilët njerëz do ta fuqizojnë partinë”, ka deklaruar Ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake në UÇK, Hafir Hoxha, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat