Freedom House e ‘dënon’ Kosovën për këtë faj të Avdullah Hotit

Aktuale

Freedom House e ‘dënon’ Kosovën për këtë faj të Avdullah Hotit

Nga: H.O. Më: 3 mars 2021 Në ora: 09:17
Avdullah Hoti

Organizata Freedom House ka nxjerrë raportin për muajin 2020 ku Kosovën e ka ‘dënuar’ me minus dy pikë. Kjo organizatë madje ka shpjeguar pse Kosova ka pësuar rënie.

Fillimsht për shkak të miratimit të qeverisë me kryeministër Avdullah Hotin me një votë nga një deputet të dënuar.

“Kosova pësoi një rënie prej dy pikësh gjithsej nga 56 në 54, që u atribuohen rënieve në kategoritë e procesit elektoral dhe pluralizmit politik. Kjo kishte të bënte me miratimin e qeverisë së kryeministrit Hoti nga një shumicë me një vote diferencë të një deputeti që kishte qenë i dënuar”, thotë Amy Slipowitz, bashkëautore e raportit dhe menaxhere për kërkimet në Freedom House”. Parregullsia e këtij procesi solli rënie, thuhet në këtë raport.

Ndërsa pika tjetër minus është për shkak të rënies së Qeverisë Kurti, pasi thuhet në raport që ‘garda e vjetër politike’ orkestroi këtë rënie.

 “Ishte gjithashtu edhe rënia në kategorinë për opozitën për shkak se garda e vjetër politike orkestroi rënien e qeverisë së Albin Kurtit të partisë Vetëvendosje”, tha zonja Slipowitz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat