Kurteshi ‘hedhi bombën’ për zgjedhjet, vjen reagimi parë nga LDK-ja: Ky është propozimi i zyrtarit të kësaj partie

Aktuale

Kurteshi ‘hedhi bombën’ për zgjedhjet, vjen reagimi parë nga LDK-ja: Ky është propozimi i zyrtarit të kësaj partie

Nga: N. H Më: 3 mars 2021 Në ora: 09:36
Lëvizja Vetëvendosje

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, mbrëmë ka thënë se edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasur vjedhje industriale të votave.

Madje, ai ka thënë se në këtë proces zgjedhor janë kryer vepra të rënda penale për të cilat duhet të futen në burg ata që i kanë kryer.

“Vetëm luga e di çka ka tenxherja. Atë çka ka tenxherja ne po e themi në mbledhje dhe kur s’po iu pëlqen po e lënë mbledhjen. Ne po themi ka shkelje, ka manipulim, ka vjedhje industriale të votave, ka korrupsion, mosdije, mosprofesionalizëm. Ne për këtë e kemi tërhequr vërejtjen. Ka prokurori që s’është në gjendje t’i kryejë punët e veta, polici që s’është në gjendje ta kryejë punën”, ka thënë Kurteshi.

E, lidhur me këto deklarata të anëtarit të KQZ-së nga VV-ja, ka ardhur reagimi i parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Është zyrtari i lartë i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili ka komentuar deklaratën e Kurteshit, dhe ka thënë se pajtohet se ka pasur manipulime e vjedhje, andaj edhe ka porositur që të anulohen këto zgjedhje.

Ja reagimi i Bajram Gecajt:

Image
Bajram Gecaj

Sami Kurteshi paska deklaruar se në këto zgjedhje “ka vjedhje industriale të votave” ...

... OK, pajtohem dhe propozojë t’i anulojmë ...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat