Pacolli reagon pas raportit të Freedom House, vjen me një premtim për vendin

Aktuale

Pacolli reagon pas raportit të Freedom House, vjen me një premtim për vendin

Nga: M.H Më: 3 mars 2021 Në ora: 10:32
Fitore Pacolli

Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Fitore Pacolli përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga organizata ndërkombëtare Freedom House.

Pacolli thotë që rënia në nga dy pikat që është e cekur në këtë raport shohim që është rezultat i qeverisë që rrëzoi qeverinë Kurti, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera, Pacolli shprehët që në secilin raport Kosova mbetet me institucione të dobëta dhe korrupsion të shfrenuar dhe kjo gjendje po vazhdon edhe sot.

Në fund, ajo thotë që nga shteti gjysmë i lirë do të bëhemi shtet i lirë e demokraci e konsoliduar duke shtuar që do të bëhemi shtet shembull në botë.

Postimi i plotë

Kosova është shtet gjysmë i lirë. Kështu e cilëson organizata ndërkombëtare Freedom House.

Gjatë vitit 2021 Kosova ka rënë dy pikë nga 56 sa ishte në raportin e publikuar në fillim të vitit 2020 në 54 pikë në raportin e publikuar tani. Kjo rënie është rezultat i veprimeve të klubit të stërvjetëruar politik që rrëzoi qeverinë Kurti si dhe vendosi veten në pushtet përmes votës së deputetit të dënuar.

Një përmbledhje e raporteve nga viti 2017 deri tani në 2021 Kosova nuk ka bërë ndonjë përmirësim të dukshëm. Gjatë viteve 2017 dhe 2018 kishte shënuar 52 pikë ndërsa kishte ngritje për nga dy pikë në vitet 2019 në 54 pikë dhe 2020 në 56 pikë. Por, pavarësisht ngritjes Kosova asnjëherë nuk u bë shtet i lirë. Në secilin raport Kosova mbetet me institucione të dobëta dhe korrupsion të shfrenuar, presioni mbi gazetarët dhe sulmet që iu bëhen në lidhje me raportimet si dhe ndërhyrjet e pushtetarëve në sistemin e drejtësisë vazhdojnë edhe e ditët e sotme.

Derisa shtetet tjera po përballen me fuqizim të autokratëve tek ne gjërat kanë filluar mbarë. Me qeverinë e re ne do të renditemi aty ku na takon. Pra, lartë e më lartë në një nivel me shtetet e lira e demokratike.

Nga shteti gjysmë i lirë do të bëhemi shtet i lirë e demokraci e konsoliduar.

Ne do të bëhemi shembull në botë e do të ndikojmë për të mirë edhe tek shtetet fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat