Publikohet rezultati: Ja sa vende deputetësh kanë fituar VV, PDK, LDK dhe AAK (Tabela)

Aktuale

Publikohet rezultati: Ja sa vende deputetësh kanë fituar VV, PDK, LDK dhe AAK (Tabela)

Nga: N. H Më: 3 mars 2021 Në ora: 10:59
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë publike rezultatin e votave të deritanishme, raporton “Bota sot”.

Cakolli thotë se këto rezultate përfshijnë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60 për qind të votave me postë.

Nga këto rezultate të publikuar nga zyrtari i KDI-së, Lëvizje Vetëvendosje ka 437 mijë vota, 58 ulëse në Kuvend, ose përkthyer në për qindje, 49.9%.

Partia Demokratike e Kosovës e dyta, me 147 mijë vota, 19 ulëse, ose 16.7 në përqindje. Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës si e treta, ka gjithsej 111 mijë vota, 15 ulëse në Kuvend, ose kthyer në përqindje 12.7 për qind.

Ja shkrimi i Cakollit, dhe rezultatet momentale:

Image
Eugen Cakolli

Sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë, rezultati përfundimtar - me një marzhë të vogël të lëvizjes/gabimit - mund të jetë si vijon:

LVV - 49.9% - rreth 437 mijë vota 58 ulëse

PDK - 16.7% - rreth 147 mijë vota 19 ulëse

LDK - 12.7% - rreth 111 mijë vota 15 ulëse

AAK - 7.1% - rreth 62 mijë vota 8 ulëse

LS - 5.1% - rreth 45 mijë vota 10 ulëse

KDTP - 0.75% - rreth 6,500 vota 2 ulëse

ADRIANA HODZIC - 0.74% - rreth 6,400 vota 1 ulëse

VAKAT - 0.68% - rreth 6 mijë vota 1 ulëse

RI - 0.46% - rreth 4 mijë vota 2 ulëse

IRDK - 0.40% - rreth 3,500 vota 1 ulëse

NDS - 0.33% - rreth 3 mijë vota 1 ulëse

JGP - 0.25% - rreth 2,200 vota 1 ulëse

PDAK - 0.25% - rreth 2,200 vota 1 ulëse

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat