Përfundon numërimi i votave nga diaspora – këto janë rezultatet finale

Aktuale

Përfundon numërimi i votave nga diaspora – këto janë rezultatet finale

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

(E plotësuar 19:35) - Ka përfunduar numërimi i votave të dërguara me postë në QNR.

VV ka marrë më së shumti vota me 44.252, ndërkohë e dyta është PDK me 5032, ndërsa LDK e treta me 4287, AAK ka 1112.

KQZ ka bërë të ditur se nesër do të dalin me rezultatet përfundimtare.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës. KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017. Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, ka shkruar ai.

Por, pas shpalljes zyrtare të rezultateve nga KQZ’ja, partitë dhe  kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 24 orëve. Pas PZAP’së, ankesa ata mund të bëhen edhe në Gjykatën Supreme.

E këto ankesa mund ta shtyjnë edhe më tej certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, duke i hapur kështu rrugën konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ’ja i certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe në qendrat e numërimit.

“106.1 KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe në qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha vërejtjet e dala që u përkasin votimit dhe numërimit janë vendosur nga Komisioni Zgjedhor për Parashtresat dhe Ankesat dhe nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Këto janë rezultatet përfundimtare:  

Image

 

***

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është përmbyllur numërimi i votave nga diaspora.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës. Një falënderim i madh për qindra vajzat dhe djemtë e këtij vendi që u angazhuan me vullnet në këtë proces numërimi që kërkon tepër përkushtim, durim, energji dhe mbi të gjitha saktësi. Po ashtu, falënderim edhe për stafin tjetër që janë angazhuar kaq shumë këto ditë në QNR”, ka shkruar Elezi në Facebook.

Ai tutje ka shkruar se “KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017”.

“Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”.

***

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve deri tani ka numëruar 50 mijë e 484 të ardhura me postë.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 39 mijë e 298 vota, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 582 vota, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 922 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 86 vota, Nisma Socialdemokrate 435 vota, ndërsa pjesa tjetër e votave është shpërndarë nëpër subjektet e tjera politike.

Bëjmë të ditur se gjatë ditës së sotme, QNR pritet ta përfundojë numërimin e votave nga jashtë.

Ndërsa, të enjten me 4 mars, KQZ pritet të dalë me rezultatet përfundimtare.

Image

***

(16:25) - Mbi 47 mijë vota të diasporës janë numëruar deri në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Partia me më së shumti vota vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje.

Deri tash kjo parti ka marrë 36 mijë e 696 vota.

Pas VV’së, renditet Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 341 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 742 vota.

Image

***

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës.

Nga 41 mijë e 244 vota nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 31 mijë e 807 vota, pasuar nga PDK me 3773 vota dhe LDK 3383 vota.

Ndërsa e katërta është AAK me 998 vota.

Gjithsej vota nga jashtë Kosovës që janë aprovuar nga KQZ-ja janë rreth 56 mijë sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat