Elezi: Në mbrëmje pritet të përfundojë numërimi i fletëvotimeve

Aktuale

Elezi: Në mbrëmje pritet të përfundojë numërimi i fletëvotimeve

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:55
Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së nesërme pritet të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve te 14 shkurtit.

Kjo, pasi gjatë mbrëmjes sotme pritet të përfundojë edhe numërimi i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se pas përfundimit të numërimit, QNR-së do t’i duhet disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve.

Elezi: Në mbrëmje pritet të përfundojë numërimi i fletëvotimeve

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet. Pas përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.

Elezi tha se shpallja e rezultateve përfundimtare do të ndodh nesër nga KQZ-ja.

Elezi: Nesër shpallim rezultatet përfundimtare

“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars. Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, tha ai.

Krahas këtyre, Elezi bëri të ditura procedurat për ankesa dhe parashtresa pas shpalljes së rezultateve, derisa nuk bëri të ditur datën e certifikimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat