Bytyqi flet pas shkarkimit që ia bëri ministri Abrashi

Aktuale

Bytyqi flet pas shkarkimit që ia bëri ministri Abrashi

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:32
Izedin Bytyqi

Izedin Bytyqi, që u shkarkua nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm nga ministri i Financave Arban Abrashi, tha se ky vendim është i kundërligjshëm.

“Është vendim i kundërligjshëm, e kam njoftu kryeministrin dhe Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. Aty u instalu një sekretar kishe, që s’ka të drejtë me thënë sekretar hiq. Ky nuk është drejtor departamenti, pra Zymer Avdullahu.”, ka thënë ai .

“Dje pasi e kam marr vendimin kam shkuar në stacion të Policisë, sepse ky person ka thënë se nuk e njeh vendimin dhe unë i kam thënë Policisë që me u marr ju me këtë dhe me ma liru zyrën por më kanë thënë se me këtë duhet të mirret prokurori”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi.

“Jam ballafaqu me presione të ndryshme të grupit të interesit që e kanë shkatërruar Ministrinë e Infrastrukturës”, ka pohuar Bytyqi.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate ka njoftuar se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është inicuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat