Opinionisti shqiptar në Amerikë i reagon Grenellit pas akuzave ndaj Kurtit: Kam informacione se ai ...

Aktuale

Opinionisti shqiptar në Amerikë i reagon Grenellit pas akuzave ndaj Kurtit: Kam informacione se ai ...

Nga: A.Zh Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:48
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Opinionisti shqiptar që vepron në Amerikë Luz Tomaj, ka reaguar pas kritikave dhe akuzave të ish të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, në drejtim të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Tomaj ka thënë se fjalët e Grenellit nuk meritojnë vëmendje, përcjell Bota sot.

Tomaj ka thënë se ka informacione se ish-presidenti Donald Trump e kishte larguar Grenellin nga pozita e ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, pasi ky shtet ishte i gatshëm ta shpallte si person të padëshirueshëm.

Reagimi i plotë i Tomajt, i dërguar në redaksinë e “Bota sot”:

Mos ia vini veshin Grenellit

Mjetet e informimit të Kosovës u okupuan pa masë me një prononcim të Grenellit, drejtuar kundër zotit Kurti. Përmes rrjetit elektronik i kam shkruar disa herë.

Jo më pak se 30 vite qëndroi në SHBA. Thuajse vazhdimisht kam qenë në kontakt me senatorë dhe anëtarë të Kongresit. Nga gjenerata e vjetër i veçoi kongresistin Ch. Shais (shok të ngushtë), senatorin J. Liberman, tani vazhdimisht jam në kontakt me anëtaren e kongresit – Jahana Hayes, shoqërohem me Senatorin Ch. Murphy etj. Përmes tyre dhe formave tjera, vazhdimisht kam qenë prezent në rrjedhat politike të SHBA-ve. Kam deklaruar dhe kam shkruar në mjetet e informimit, këtu, se, gjatë historisë, ky shtet nuk ka pasur kryetar, të cilit i mungon kultura, së paku, politike më shumë se kryetarit, i cili u largua. Z. Grenell ishte apo është bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryetarit dhe ishin “kape njërin e mëshoi tjetrit”.

Menjëherë, pasi që ish-kryetari e nominoi për ndërmjetësues, në dialogun Kosovë-Serbi, kur ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani, z. Grenell ia dërgova një artikull timin historik ku prezantoja historinë e popujve shqiptarë dhe serbë. Herën e dytë i shkrova duke e përkujtuar se roli i ndërmjetësuesit mund të krahasohet me rolin e gjyqtarit, duke i sugjeruar që gjatë dialogut, patjetër, drejtësia duhet të vijë në shprehje. Herën e tretë, pas marrëveshjeve të famshme të Washingtonit, i shkrova se ai, Grenelli, mundet me qenë çdo gjë tjetër, por jo edhe diplomat. Të njëjtin mendim e mbaj edhe sot.

Kam informacione se Gjermania ishte e gatshme ta shpallte si person të padëshirueshëm, prandaj, ish-kryetari e tërhoqi nga posti i ambasadorit.

Tani, më, ky njeri, për fat, nuk ka gisht në politiken e SHBA-ve. Shkon duke lëshuar fjalë, ndonëse, fjalët e tij nuk meritojnë kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat