Pas takimit me Ramën, Albin Kurti shkon në zyrën e Bashës dhe të Metës

Aktuale

Pas takimit me Ramën, Albin Kurti shkon në zyrën e Bashës dhe të Metës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:53
Albin Kurti dhe Ilir Meta

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama, lideri i Vetëvendosjes i është drejtuar selisë së PD-së për të t'u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha.

Sipas burimeve të Gazeta Shqip në këto momente Albin Kurti ka mbërritur në selinë e PD dhe po kryen një  takim me kryetarin Basha.

Gjithashtu mësohet se Kurti ka pasur edhe një takim me presidentin Ilir Meta. "Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.
Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë", shprehet Meta.

Kryemnistri i ri i Kosovës, Albin Kurti prej dy ditësh ndodhet në Tiranë dhe po zhvillon disa takime. Gjithashtu ai pati dhe një lëvizje të fortë ku në Lezhë së bashku me liderët politikë të trevave shqiptare zhvilloi një marshim pranë vendit të Besëlidhjes së Skënderbeut, ditës së 2 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat