Miftaraj tregon 4 rregullat: Prokurori nuk arreston askënd me të nime, askush nuk duhet të arrestohet pa bazë ligjore

Aktuale

Miftaraj tregon 4 rregullat: Prokurori nuk arreston askënd me të nime, askush nuk duhet të arrestohet pa bazë ligjore

Nga: G.B Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:02
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se Prokurori nuk arreston askënd me të nime.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar 4 rregullat lidhur me drejtësinë, derisa ka thënë se askush nuk duhet të arrestohet pa bazë ligjore e më së paku për spektakël apo show apo inate personale, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka shtuar se rregulli numër 3 është se nëse prokurori e bën këtë, ai dhe shefi i tij duhet të hetohen për privim të kundërligjshëm nga liria.

Po ashtu, ka shtuar se sistemi prokurorial ka shkuar për lesh, dhe është krenar që ka dhënë dorëheqje në vitin 2015.

Postimi i tij i plotë:

Rregulli numër 1. Prokurori nuk arreston askënd me të nime.

Rregulli numër 2. Askush nuk duhet të arrestohet pa bazë ligjore e më së paku për spektakël apo show apo inate personale.

Rregulli numër 3. Nëse prokurori e bën këtë, ai dhe shefi i tij duhet të hetohen për privim të kundërligjshëm nga liria.

Rregulli numër 4. Sistemi prokurorial ka shkuar për lesh, dhe jam shumë shumë krenar që kam jap dorëheqje në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat