Richard Grenell merr vrull edhe sot kundër Albin Kurti

Aktuale

Richard Grenell merr vrull edhe sot kundër Albin Kurti

Nga: A.M. Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:03
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Gjatë ditës së djeshme bëri disa reagim kundër fituesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Edhe sot, ish emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po e vazhdon të njëjtin veprim.

LEXO edhe: Kërkoi të ndalet Kurti nga ekipi i Joe Biden-it, reagon sërish Grenell

Të martën, Grenell kërkoi të ndalet Albin Kurti, si dhe e quajti anti-amerikan.

Ndërkaq, të mërkurën, ai ka thënë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje besojnë se Izraeli është ndërtuar duke kryer krime.

Përmes një cicërime në Twitter, Grenell e ka bashkëlidhur edhe emrin e Jake Sullivan, i cili është këshilltari presidentit amerikan, Joe Biden.

Po ashtu, ka publikuar pjesë nga një komunikatë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Cicërima e plotë e Grenellit në Twitter:

Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime.

Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim.

Është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së @jakejsullivan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat