Ky është premtimi që Lulzim Basha ia dha Albin Kurtit

Aktuale

Ky është premtimi që Lulzim Basha ia dha Albin Kurtit

Nga: A.M. Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:43
Lulzim Basha dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka pritur sot në takim kreun e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin.

Gjatë takimit, Basha e ka uraur Kurtin për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Në një postim në Facebook, Basha ka shkruar se kanë biseduar për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova.

“Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën”, ka shkruar Basha në Facebook.

Postimi i plotë:                                                 

Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.

Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende që ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.

Image
Lulzim Basha dhe Albin Kurti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat