Policia e konfirmon vjedhjen në Albi Market, dyshohet se u bë nga dy persona

Aktuale

Policia e konfirmon vjedhjen në Albi Market, dyshohet se u bë nga dy persona

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për  një vjedhje që ka ndodhur tek Albi Market që ndodhet tek “Santea”

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para  janë ngritur dyshimet se  vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 Ahmeti ka thënë se aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.​

Burimet kanë bërë të ditur se grabitësit kanë arritur që grabisin paratë nga arka e këtij marketi. Ndërkohë që dyshohet se grabitësit janë refugjatë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat