Përfundon numërimi i votove të mërgatës, Haxhiu: Ju ishit ata që i pritë ndryshimit të madh në Kosovë

Aktuale

Përfundon numërimi i votove të mërgatës, Haxhiu: Ju ishit ata që i pritë ndryshimit të madh në Kosovë

Nga: A.M. Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:01
Albulena Haxhiu

Ka përfunduar numërimi i votave të mërgatës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Ndërkaq, të enjten priten të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka falënderuar mërgatën për mobilizimin e tyre në zgjedhje.

Po ashtu, ajo ka shkruar në Facebook, se kontributin e tyre, do ta kthejnë me shërbim ndaj vendit, ndaj tyre dhe qytetarëve që jetojnë në Kosovë!

“Ju ishit ata që i pritë ndryshimit të madh në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga ❤ mërgata jonë që edhe përkundër padrejtësive që KQZ bëri ndaj jush, u mobilizuat aq shumë në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës!

Ju ishit ata që i pritë ndryshimit të madh në Kosovë.

Kontributin tuaj, do t'ua kthejmë me shërbim ndaj vendit, ndaj juve dhe qytetarëve që jetojnë në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat