Befason ish këshilltari i Avdullah Hotit, ja çka thotë për fitoren e Kurtit dhe dënimin e LDK-së

Aktuale

Befason ish këshilltari i Avdullah Hotit, ja çka thotë për fitoren e Kurtit dhe dënimin e LDK-së

Nga: P.R Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:26
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Kur tashmë numërimi ka përfunduar, dhe nesër do të bëhet shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, përmes një postimi në facebook ka reaguar edhe Visar Berisha, ish këshilltar i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

Ai ka shkruar se Lidhja Demokratike është dënuar, dhe se Albin Kurtit i është besuar një mandat i plotë me duar të lira.

“LDK asht denuar. Sepse nuk ka mbrri me ba dallimin e saj me politiken e keqe, kalbjen e sistemit politik dhe shtypjen e demokracise. Dikush kish me thane se LDK nuk asht ana e ligë e politikes! Ka te verteta aty dhe une i besoj asaj. Por masi demokracia asht edhe perceptim e mbi te gjitha besim, LDKs i kane rreshqite te dyja keto nga dora“, shkruan ndër tjerash Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Pra.

Albin Kurti do t'i kete te vetet 61 deputetë ne Kuvendin e Kosoves. I asht besue nje mandat politik i plote dhe me duar te lira.

Tjeret kane humbur. LDK asht denuar.

Sepse nuk ka mbrri me ba dallimin e saj me politiken e keqe, kalbjen e sistemit politik dhe shtypjen e demokracise.

Dikush kish me thane se LDK nuk asht ana e ligë e politikes! Ka te verteta aty dhe une i besoj asaj. Por masi demokracia asht edhe perceptim e mbi te gjitha besim, LDKs i kane rreshqite te dyja keto nga dora.

Tash ka ardhe koha me u nda perfundimisht nga nderdyza, ambiguiteti e gjysem te vertetat.

Duhet me u pa në sy, me kerkue falje dhe me fillu nga fillimi. Menjehere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat