A u takua Albin Kurti fshehurazi me Edi Ramën? Reagon zyrtari i VV-së dhe ka disa fjalë për Baton Haxhiun

Aktuale

A u takua Albin Kurti fshehurazi me Edi Ramën? Reagon zyrtari i VV-së dhe ka disa fjalë për Baton Haxhiun

Nga: A.Zh Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:51
Albin Kurti dhe Edi Rama

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka treguar se lideri i kësaj partie, gjatë vizitës në Tiranë ka takuar krerët e shtetit.

Ai i ka reaguar Baton Haxhiut, pasi ka nxjerr lajmin kinse Kurti është takuar fshehurazi me Edi Ramën. Zaimi ka thënë se Kurti në ato momente po kryente takimet respektive, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Zaimit në Facebook:

Albini kishte takime, si kryeministër i zgjedhur i Kosovës, me kreun e qeverisë, presidentin, dhe kreun e PD. Por, kur Batoni nxori nga portali i vet lajmin kinse Albin Kurti po takon fshehurazi Ramën, thjesht i çoi gjithë mediat te kundërshtarët e Ramës ku Albini po kryente takimet respektive.

Kështu është kur këshillohesh nga këshilltarë që shquhen për hapje gropash. Bie vetë brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat