AKR shuan shpresat për ulëse në Kuvend pos Pacollit, dyshime tek LDK për manipulim

Aktuale

AKR shuan shpresat për ulëse në Kuvend pos Pacollit, dyshime tek LDK për manipulim

Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Aleanca Kosova e Re, parti garuese në një listë të përbashkët me LDK’në në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk mban shpresa se numri i ulësve të tyre në Kuvend do të shkojë në dy.  Përveç kreut Behgjet Pacolli, askush tjetër deri më tani nga AKR nuk është i sigurt për marrjen e mandatit të ri të deputetit.

Kështu deklaron nënkryetari i AKR’së, Fatmir Matoshi . Sipas tij gjasat janë shumë të vogla që të ketë më shumë deputetë nga AKR.

‘’Ne jemi duke u përfaqësuar sigurt me një deputet. T’i shohim rezultatet se çka do të ndodh më tutje. Nuk mund të them sigurt që pritet ndonjë ulëse tjetër. Ne si parti jemi të hendikepuar për shkak se nuk kemi pasë as komisionrë, ata kanë qenë të LDK’së. Vëzhguesit i kemi pasë të një numri të vogël edhe në QNR nuk është që kemi shumë informacione se qysh janë duke rrjedhë gjërat. Ne e dijmë pak a shumë se ku janë kandidatët tonë, por jo edhe ata të LDK’së. Kështu që ajo që është e konfirmuar, është se Pacolli është në mesin e më të votuersve. Prandaj presim edhe për të tjerët, por nuk është shpresëdhënëse se kemi me pasë më shumë’’. 

Tutje ai dyshon se mund të ketë manipulime nga LDK’ja në këtë rast.

‘’Eventualisht mund të ketë ndonjë manipulim për ndonjë numër të vogël të votave. Duhet me I pa votat njëherë dhe pastaj  ekemi afatin për akesa nëse shohim diçka për të padrejtë’’.

Partia e Behgjet Pacollit kishte vendosur që të hynte në një listë me LDK’në për të garuar në zgjedhje, ku pas vetes mori edhe nëntë persona të tjerë të partisë. Pacolli është ndër më të votuarit nga lista e LDK’së. Ndërsa nga KQZ kanë bërë të ditur se nesër shpallen rezultatet përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat