Bushati: Ja pse Rama e lufton Kurtin

Aktuale

Bushati: Ja pse Rama e lufton Kurtin

Më: 3 mars 2021 Në ora: 21:02
Andi Bushati

Andi Bushati, i përshkroi reagimet në media si pjesë “të një fushate të Ramës kundër Kurtit”.

Ai tha se kjo vinte si rrjedhojë e mungesës “së të majtës së vërtetë”. Bushati në fakt ishte i mendimit se në Shqipëri mungon e majta, vlerat e së cilës, sipas tij, te elektorati i përçon më shumë Kurti, dhe për këtë Partia Socialiste ka nxitur një fushatë kundër tij.

“Frika e Ramës që përçohet përmes mediave të tij, është pikërisht kjo që Albin Kurti më shumë se me tre kandidatët e vetë e bën të majtën e Ramës një të majtë me mbathje nëpër këmbë,” – u shpreh Bushati.

Pretendimet e Bushatit i hodhi poshtë Baton Haxhiu. Ai tha se nuk kishte parë asnjë lloj fushate kundër Kurtit. Por Bushati replikoi se për të, mediat janë në të njëjtën koherencë me Ramën për sa i përket Kurtit.

Për Baton Haxhiun, fushata e Albin Kurtit në Shqipëri “është normale” dhe për këtë “është e pakuptimtë të kërkohet alibi”. Ai u shpreh se aspiratat e Kurtit janë të shprehura prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat