Pacolli: Kosova dhe Shqipëria duhet te funksionojnë si dy shtete të pavarura

Aktuale

Pacolli: Kosova dhe Shqipëria duhet te funksionojnë si dy shtete të pavarura

Më: 3 mars 2021 Në ora: 22:53
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, është shprehur për herë të parë lidhur me çështjen e bashkimit kombëtar.

Pacolli, nëpërmjet një komenti në ‘Facebook’, teksa ka lavdëruar historianin Jusuf Buxhovi, i cili sot foli për bashkim kombëtar, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të qëndrojnë si dy shtete.

“Une jam i mendimit qe bashkepunimi ekonomik duhet te perfekcionohet e administrativishte, neve na nevoiten dy shtete”, ka thënë Pacolli.

Reagimi i tij vjen në kohën kur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, foli lidhur me një referendum të mundshëm për bashkim kombëtar, por për të cilin tha se nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat