Delegacioni i Osmanit në Zvicër i përbërë vetëm nga gratë

Aktuale

Delegacioni i Osmanit në Zvicër i përbërë vetëm nga gratë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 00:42
Delegacioni i Osmanit në Zvicër

U.d Presidentja, Vjosa Osmani po vazhdon takimet zyrtare në Zvicër.

Atje po zhvillon takime të nivelit më të lartë, nga edhe po merr mbështetje të madhe.

Për dallim që jemi mësuar të shohim më herët, delegacioni i Vjosa Osmanit është i përbërë vetëm nga gratë.

Në pamje shihet që të pranishme nëpër këto takime janë këshilltaret e saj, Learta Hollaj, Donjeta Miftari dhe Egnesa Vitia.

Kjo tregon që Osmani i kushton mjaft rëndësi përfaqësimit të grave nëpër të gjitha fushat.

Image
Delegacioni i Osmanit në Zvicër

Kujtojmë që në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ekipa e listës së Osmanit hyri pa kuotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat