Ja cili prodhim i Kosovës i pëlqen ambasadorit amerikan

Aktuale

Ja cili prodhim i Kosovës i pëlqen ambasadorit amerikan

Më: 4 mars 2021 Në ora: 00:59
Philip S. Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, e ka bërë zgjedhjen e tij se çfarë i pëlqen më shumë në Kosovë.e ka bërë zgjedhjen e tij se çfarë i pëlqen më shumë në Kosovë

Në një buletin të quajtur ‘Millennium Foundation Kosovo’, e publikuar nga Ambasada Amerikane, Kosnett është shprehur se ajo çfarë po i pëlqen më së shumti në Kosovë, përgjatë kohës së pandemisë, janë maskat me lule si simbol.

“Përgjatë viteve, agjencitë amerikane të zhvillimit kanë mbështetur disa produkte të reja agrikulturore, si manaferrat, shafrani e shpargu. Por, këtë vit, më së shumti krenohem kur shoh maska me flamura ose lule, të vendosura nga qytetarët e Kosovës”, thuhet në shkrimin e ambasadorit amerikan në buletin.

Tutje, ai ka thënë se SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e investimit dhe rritjes së manaferrave.

Ajvarin e grave të Krushës, në anën tjetër, ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, e pati reklamuar në mes të Berlinit.

Ndërkaq, ambasadori japonez në Kosovë, Yoshifumi Okamura në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pinte një gotë vere të prodhuar në Kosovë, më saktësisht në Rahovec. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat