​Katër vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Aktuale

​Katër vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Më: 4 mars 2021 Në ora: 07:05
​Katër vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Para katër vjetësh në Prishtinë u mbajt protesta gjithëpopullore kundër mbajtjes peng të Ramush Haradinajt në Francë.

Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës është Haradinaj, ndërsa u përkrah edhe nga partitë e tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ish-kryeministri Haradinaj ishte ndaluar më 4 janar 2017 nga policia franceze, për shkak të fletarrestit nga Serbia për kinse krime lufte, gjë e cila çoi në protesta të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare dhe qytetet e mëdha evropiane.

Haradinaj u lirua nga gjykata franceze e Colmar, më 27 prill 2017. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat