KQZ me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve: LVV 49.95 %, PDK 16.9 %, LDK 12.64 % dhe AAK 7.07 %

Aktuale

KQZ me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve: LVV 49.95 %, PDK 16.9 %, LDK 12.64 % dhe AAK 7.07 %

Më: 4 mars 2021 Në ora: 07:14
Valdete Daka

( E plotësuar 11:20) -  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me  438 mijë e 334 vota.

Pas VV-së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë Daka.

Image

Përndryshe zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur me 14 shkurt të këtij viti, pas rënies së Qeverisë “Hoti”, me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. 

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 11.00 do të shpallë rezultatet finale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dje përfundoi procesi i numërimit të votave nga jashtë.

Derisa kjo shënoi edhe numërimin e të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare.

Në listën e publikuar nga KQZ, Vetëvendosje prin e para me 44.252 vota, duke u pasuar nga PDK-ja me 5032 vota, LDK-ja me 4287 vota, AAK-ja me 1112 vota, Nisma me 438 vota dhe partitë e tjera me më pak vota.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur me 14 shkurt.

Pasditen e së ditës së djeshme përfundoi numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare.

“KQZ-ja do t’i shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18-të pas ditës së zgjedhjeve”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elez, duke e cilësuar si “rekorde” kohën e numërimit të votave.

Pas shpalljes zyrtare, partitë apo kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 24 orëve. Pas PZAP-së, ankesa mund të bëhen edhe në Gjykatën Supreme.

Ankesat eventuale mund të shtyjnë edhe më tej certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, proces ky që i hap rrugën afatit të ri ligjor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja, kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Ky proces është formal dhe nuk pritet që të ketë vonesa dhe përbërja e re parlamentare mund të konstituohet brenda muajit mars.

Kjo do të jetë legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe bazuar në projeksionet aktuale, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë më shumë se 57 deputetë, duke shënuar rekord të numrit të deputetëve në historinë parlamentare të Kosovës.

Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat