Kjo është përqindja e votave shqiptare të fituara nga Vetëvendosja, pa i llogaritur pakicat

Aktuale

Kjo është përqindja e votave shqiptare të fituara nga Vetëvendosja, pa i llogaritur pakicat

Nga: D.RR Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:54
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Partia e Albin Kurtit, Vetëvendosja ka arritur që të sigurojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit në histori të Kosovës, e gjithashtu ka arritur edhe numrin më të madh të deputetëve ndonjëherë, 58 sosh, njofton "Bota sot".

Nëse llogaritet vetëm vota shqiptare pra vetëm 100 ulëse në Kuvend i bie që Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 437 mijë e 741 vota ose përkthyer në përqindje 56.10 për qind të votës shqiptare.

Partia Demokratike e ka fituar 18.94 për qind të votës shqiptare ose 147 mijë e 751 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.19 për qind ose 110 mijë e 738 vota.

AAK ka fituar 7.95 për qind ose 62 mijë e 22 vota

NISMA ka fituar 2.82 për qind të votës shqiptare ose 22 mijë e 66 vota.

Kuvendi i Kosovës përbëhet prej 120 deputetëve, 100 shqiptarë, 10 serb dhe dhjetë deputet nga pakicat tjera.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat