Këta janë 15 deputetët e LDK-së që do të jenë në Kuvend, mësohen edhe votat e tyre

Aktuale

Këta janë 15 deputetët e LDK-së që do të jenë në Kuvend, mësohen edhe votat e tyre

Nga: D.RR Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:53
LDK

Gazeta “Bota sot” ka siguruar 15 emrat e kandidatëve për deputet nga LDK-ja që kanë arritur t’i marrin votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit në legjislaturën e ardhshme.

Pesëshja më e votuar janë Avdullah Hoti, si prijës i listës, pasuar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj.

Hykmete Bajrami, Marigona Geci, Vlora Dumoshi dhe Rrezarata Krasniqi janë deputetët gra që kanë arritur të fitojnë, ndërsa Lirije Kajtazi ka dështuar në këto zgjedhje.

Ndonëse mbrëmë u publikua një listë tjetër, ajo ndryshon pas votimit të të gjitha votave të diasporës. 

Deputetët:

Avdullah Hoti 69640

Kujtim Shala 32700

Lumir Abdixhiku 25264

Anton Quni 14840

Armend Zemaj 13798

Hykmete Bajrami 12402

Agim Veliu 11808

Behgjet Pacolli 11649

Arben Gashi 10390

Besian Mustafa 9743

Driton Selmanaj 8818

Ekrem Hyseni 8268

Marigona Geci 6660

Vlora Dumoshi 6266

Rrezarta Krasniqi 5526.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat