Tre më të votuarit e LDK-së, kaq vota kanë marrë Hoti, Shala e Abdixhiku

Aktuale

Tre më të votuarit e LDK-së, kaq vota kanë marrë Hoti, Shala e Abdixhiku

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:00
Kujtim Shala, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.

Dje gjatë ditës ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa, sot pritet që KQZ-ja në ora 11:00 të i shpallë rezultatet përfundimtare.

Sipas këtyre rezultateve LVV-ja si parti e parë merr 58 ulëse në legjislaturën e re, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 ulëse. 20 ulëse ndërkaq ju shkojnë pakicave.

Më të votuarit e Lidhjes Demokratike janë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.

Hoti ka marrë 69 mijë e 640 vota.

Kujtim Shala ka marrë 32 mijë e 700 vota.

Lumir Abdixhiku ndërkaq raportohet se ka marrë 25 mijë e 264 vota.

Sidoqoftë, sot pritet të dalin të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja.

Avdullah Hoti – 69,640 vota

Kujtim Shala – 32, 700 vota

Lumir Abdixhiku – 25,264 vota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat