Agim Veliu arrin të bëhet deputet, ja sa vota mori

Aktuale

Agim Veliu arrin të bëhet deputet, ja sa vota mori

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:01
Agim Veliu

Kanë mbetur edhe pak orë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Nga votat e numëruara deri më tani del që LDK-ja nuk ndryshoi shumë në përqindjen e fituar në fillim.

Kësisoj, LDK në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të ketë gjithsej 15 deputetë, apo përfaqësues të partisë.

Por ajo çfarë bie në sy është se në mesin e 15-të deputetëve është edhe Agim Veliu, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme.

Veliu ishte një nga njerëzit më të komentuar të LDK-së, pasi thuajse u bë “shkak” që të prishej koalicioni LDK-VV, e më pas të zhvillohen edhe shumë ngjarje të tjera në kuadër të politikës dhe institucioneve.

Më poshtë shihni listën e plotë të LDK-së, ndërsa Agim Veliu renditet i shtati me radhë me 11 mijë e 808 vota.

Avdullah Hoti – 69,640 vota

Kujtim Shala – 32, 700 vota

Lumir Abdixhiku – 25,264 vota

Anton Quni – 14,840 vota

Armend Zemaj – 13,798 vota

Hykmete Bajrami – 12,402 vota

Agim Veliu – 11,808 vota

Behgjet Pacolli – 11,649 vota

Arben Gashi – 10,390 vota

Besian Mustafa – 9,743 vota

Driton Selmanaj – 8818 vota

Ekrem Hyseni – 8268 vota

Faton Bislimi – 7284 vota

Shkumbin Gashi – 7253 vota

Marigona Geci – 6660 vota

Florent Ukaj – 6613 vota

Visar Hoti – 6611 vota

Shpend Manaj – 6473 vota

Vlora Dumoshi – 6266 vota

Arban Abrashi – 6183 vota

Ilir Ferati – 5923 vota

Valentina Bunjaku- Rexhepi – 5775 vota

Rrezarta Krasniqi – 5526 vota

Lirie Kajtazi – 5444 vota

Besa Gaxherri – 5304 vota

Ardian Shala – 5254 vota

Islam Pacolli – 5402 vota

Shkelzen Hajdini – 4778 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat