“Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës”

Aktuale

“Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës”

Nga: A.Morina Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:00
Behgjet Pacolli

Kreu i Alenacës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Pacolli arriti të marrë 11649 vota.

Këshilltari i tij, Naim Murseli në një postim në Facebook ka deklaruar se Pacolli është një nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së.

“Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së”, shkroi Murseli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Me një rritje të votave nga zgjedhjet e fundit, dhe nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së, Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat