Ky deputet i bashkohet VV-së, qëllimi të arrihen 61 ulëse

Aktuale

Ky deputet i bashkohet VV-së, qëllimi të arrihen 61 ulëse

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:49
Albin Kurti

Kandidati për deputet nga komuniteti egjiptian, Elbert Krasniqi ka thënë se do ti bashkohet listës së LVV-së në qeverinë e re.

Ai në një prononcim ka thënë se edhe fushatën e kanë bërë së bashku dhe se do të jetë pjesë e kësaj liste.

“Ne kemi vepruar bashkë në grupin parlamentar në legjislaturën 7, kemi bërë fushatën bashkë edhe do të jemi edhe në qeveri bashkë, kështu që unë do ta mbështes VV-në”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai po ashtu  ka deklaruar se nuk kanë diskutuar për poste.

“Ne VV ne nuk kemi folur për poste , flasim për parimet tona e ato janë që me u angazhu bashkë në qeverinë e ardhshme për të krijuar një jetë të dinjitetshme për komunitetin që unë e përfaqësoj kështu që në këtë rrafsh kemi premtime dhe dakordim dhe do të vazhdojmë të punojmë për komunitetin që unë përfaqësoj”, ka thënë Krasniqi për infokus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat