Lumir Abdixhiku i treti më i votuar në LDK, ja sa vota mori

Aktuale

Lumir Abdixhiku i treti më i votuar në LDK, ja sa vota mori

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:53
Lumir Abdixhiku

Një nga emrat më të përfolur për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dal kandidati i tret më i votuar nga kjo parti.

Para Abdixhikut, më të votuar në LDK kanë dalë Avdullah Hoti si bartës i listës dhe Kujtim Shala.

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ, Lumir Abdixhiku ka marrë 25 mijë e 264 vota.

Avdullah Hoti ka marrë 69 mijë e 640 vota dhe Kujtim Shala si i dyti më i votuari nga LDK, ka marrë 32 mijë e 700 vota.

Ministriat e qeverisë Hoti, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Driton Selmanaj kanë siguruar poashtu ulëse të deputetit në Kuvend të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat