Çim Peka: Nuk ka Presidente më legjitime në Kosovë se Vjosa!

Aktuale

Çim Peka: Nuk ka Presidente më legjitime në Kosovë se Vjosa!

Nga: G.B Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:48
Vjosa Osmani

Analisti nga Shqipëria, Çim Peka, ka komentuar rezultatet finale të zgjedhjeve në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga votat e marra, nuk do të kishte Presidente më legjitime në Kosovë se Vjosa Osmani, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se I gjithë Ballkani, por Shqipëria në veçanti duhet ta ketë inspirim këtë që ndodhi në Kosovë dhe se Kosova tregoi që ndryshimi është i mundur e që për më tepër e votuan masivisht një grua, gjë që shfaq një emancipim të lartë të shoqërisë.

Postimi i tij i plotë:

“Albini Albini, Vjosa bëri namet”! Tani që dolën edhe rezultatet finale në KQZ, nuk kemi se si të mos jemi të surprizuar nga elektorati kosovar për revoltën e treguar me ndëshkimin që i dha klasës politike për gabimet e tyre. I gjithë Ballkani, por Shqipëria në veçanti duhet ta ketë inspirim këtë që ndodhi në Kosovë. Kosova na tregoi që ndryshimi është i mundur e që për më tepër e votuan masivisht një grua, gjë që shfaq një emancipim të lartë të shoqërisë. Ps: Në aspekt me votat e marra, nuk do të kishte Presidente më legjitime në Kosovë se Vjosa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat