Flet njëri nga më të votuarit e AAK-së në Deçan: Dorëzimi nuk është opsion i imi, e as i atyre që punoj dhe përfaqësoj!

Aktuale

Flet njëri nga më të votuarit e AAK-së në Deçan: Dorëzimi nuk është opsion i imi, e as i atyre që punoj dhe përfaqësoj!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:40
Hajdar Sutaj

Kandidati për deputet dhe njëri prej më të votuarve në Deçan, Hajdar Sutaj ka shkruar një shkrim të gjatë, pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së.

Përmes një shkrimi në FB, ai ka thënë se ishte një garë e vështir brenda subjektit!

Postimi i plotë:

Miq

Sot KQZ publikoj rezultatet perliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Qendrimin tim për procesin zgjedhorë do ta them pas shqyrtimit të gjitha ankesave nga PZAP, rinumrimeve të shumë vendëvotimeve, dhe publikimit të rezultateve perfundimtare!

E kam thënë dhe e perserisë, pamvarësisht cili është rezultati perfundimtarë i zgjedhjeve, faleminderit nga zemra për gjithsecilin që me ka besuar me voten e ti, gjithë atyre që më kanë mbështetur, ju jam mirnjohës përjetësisht, do jemi njeri nga ju, me ju, në sherbimin tuaj, aq sa une kam mundesi veprimi e ndikimi, pamvarësisht përgjegjësive që do kem në të ardhmen.

Ndonëse une kurr në jeten time nuk kam pasur ndonjë pozitë të lartë shterore apo në parti:

Nuk kam ushtruar funksionin e zv.Krymenistrit!

Nuk kam ushtruar funksionin e Ministrit!

Nuk kam ushtruar funksionin e zv.Ministrit!

Nuk kam ushtruar funksionin e Kryetarit të Komunes!

Nuk kam ushtruar funksionin e Deputetit!

Nuk kam ushtruar funksionin e kryetarit të Degës!

Nuk kam ushtruar funksionin e (për shkak të moshes) as të luftetarit apo Komandat lufte!

Nuk kam ushtruar asnjë funksion në kuader të lidershipit të partisë (nivel qendre)

Megjithatë une jam njëri nga me të votuarit në Aleancë, falë mbështetjes së sinqert të juaj, falë besimit tuaj, gjeneratave të reja, që duan ndryshim dhe shpresë për të ardhmen e tyre, falë vullnetit të jashtëzakonshem qe keni treguar duke me përkrahur pa as më të voglin interes!

Ju me keni bërë të ndihem krenarë!

Ju me keni bërë të ndihemi fitues!

Dorzimi nuk është opsion i imi, e as i atyre që punoj dhe përfaqësoj!

Ju me keni obliguar të jem shumë më aktivë, dhe të marrë përgjegjësi më shumë për të ardhmen, të punoj bashkë me ju dhe në sherbimin tuaj!

Ishte garë e vështir brenda subjektit!

Nuk ishin gjithë kandidatët në garë të barabartë!

Ishte klimë e keqe për partit që kan qeverisur deri tani,  Aleanca humbi rrethë 40.000 vota, dhe mori 5 mandate me pak në Kuvend (rrjedhimisht AAK ka ulëse me pak në kuvend, në të kunderten, sikur të ishte rezultati i vitit 2019 une do të isha deputet ne ruandin e parë)

Kjo nenkupton qe Lideri dhe lidershipi i AAK-së duhet me reflektu!

Jam i treti me i votuar ne Deçan (pas Liderit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj) kjo me bënë krenarë, sepse askush nuk me njehë dhe vlerson me shumë se vendlindja ime.

Nuk do të ju zhgenjej kurr, sepse per numer të banorëve, dhe numer të votuesve, jam kandidati me i votuar ne komunen e tij!

Nuk kam si te ndihem më shumë krenarë!

Faleminderit gjitha atyre qytetarëve gjithë andej Kosoves dhe diaspores per mbetshtetje dhe besimin e jashtëzakonshem, ju jam shumë shumë mirnjohës dhe falenderues!

Një falenderim të veqantë për gjeneratat e reja, për mbeshtetjen e sinqert të tyre, ju betohen se ju dua me zemer, edhe kam me qenë në sherbimin tuaj për çkado që une mundem!

Ju premtoj që ky është vetem fillimi i angazhimit tonë në pergjegjësi të reja, me emer të Zotit!

NUK do të ndalemi KURR, bashkë me ju, me i jep shpres vendit, e prespektivë gjeneratave të reja, dhe mirëqenje më të mir për qytetarët e vendit tonë, sepse populli ynë, rinia jon e meriton prespektiven ne vendin e tyre, me familjet e tyre!

Do jemi bashkë gjithmonë, të vendosur, të bashkuar, sepse vetem ashtu jemi më të fortë, sepse vetem ashtu do të fitojm, me vullnet, me dije, me energji të reja 

Përgjithmonë,

I juaji,

Hajdar Sutaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat