“Richard Grenell i kishte premtuar lirinë Hashim Thaçit”

Aktuale

“Richard Grenell i kishte premtuar lirinë Hashim Thaçit”

Nga: N.Sh Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:58
Richard Grenell, Hashim Thaçi

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, janë deklaruar për akuzat e Richard Grenelli që po i bën në drejtim të liderit të LVV-së dhe kryeministrit në ardhje Albin Kurtit.

Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, shkruajnë se, Kurti ia ‘mësoi’ gjuhën shqipe Grenellit.

Sipas tyre, qasja e Grenellit ndaj zhvillime politike në Kosovë është identike me atë të Hashim Thaçit.

Ata shkruajnë se dështimi i projektit për ndarjen e Kosovës, nga Grenelli është shndërruar në mllef dhe urrejtje.

Sipas tyre, Grenell i kishte premtuar lirimin e Hashim Thaçit në këmbim të ndarjes së Kosovës.

Postimi i plotë:

Ra Albin Kurti e ia 'mësoj' Grenellit gjuhen shqipe, po kërkon i shkreti në arkivat e LVV fatin e vet gjen deklaratat i komenton sipas porosisë! Po dukesh si me qenë njeri nga 'gazetarët' e Pressingut ...😉 sidomos po i ngjanë atij  që ia ngreh zanin deri n'kupë të qiellit kur e shan Albin Kurtin!

Qasja e Grenellit ndaj zhvillimeve politike në Kosovë është identike me Hashim Thaçin. Ke mësuar shumë nga mafia politike e Kosovës këtë po e vërejmë në teoritë tua të konspiracionit.

Dështimi i projektit famëkeq të ndarjes së Kosovës të është shndërruar në mllef dhe urrejtje, sepse faktikisht të dështoj plani i ndarjes së Kosovës. Fitorja plebishitare e Albin Kurtit të është bërë shqetësim ditor kjo gjendje rrezikon shëndetin tënd mendor z Grenell.

Përpjekjet e tua për ta nënçmuar rezultatin e referendumit në Kosovë janë një indeks i qartë sa fuqishëm të ka goditur politikisht lideri i ri Albin Kurti, he i pifsha ujë për shnet.

Ndarjen e Kosovës nuk e realizuat prandaj vazhdon të të pengojë qëndresa e dikurshme e Kurtit tash e përkthyer në fitore plebishitare apo jo?!

Dhe për fund: Z Grenell dole të jesh edhe i pabesë;😉 I pate premtuar H. TH. lirinë për këmbim territoresh (ndarjen e Kosovës) nuk e mbajte premtimin, tash vazhdo të nxjerrsh klithmat e zambit në Muzg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat