Juristi i Vetëvendosjes i reagon Grenellit: Po përhap propagandë ruse kundër Kosovës

Aktuale

Juristi i Vetëvendosjes i reagon Grenellit: Po përhap propagandë ruse kundër Kosovës

Nga: A.Zh Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:57
Getoar Mjeku

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Getoar Mjeku, ka reaguar pas akuzave dhe kritikave të ish-përfaqësuesit special amerikan për dialogun Richard Grenell, në drejtim të liderit të VV-së Albin Kurtit.

Mjeku ka ironizuar me Grenellin, duke thënë se ai tani po bën postime në shqip. Të njëjtin, juristi i VV-së e ka akuzuar se po përhap propagandë ruse kundër Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i Mjekut në Facebook:

Për miqtë e mi amerikanë - Nëse pushuat nga postimet e mia në gjuhën shqipe, drejtori i inteligjencës kombëtare të Trump, Richard Grenell, tani po bën cicërima në shqip. Puna e tij aktuale është përhapja e propagandës ruse kundër Kosovës. Është një botë e vogël në të cilën jetojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat