Demaliaj i AAK-së: Me qeverinë Hoti u dëmtuam

Aktuale

Demaliaj i AAK-së: Me qeverinë Hoti u dëmtuam

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:36
Shkumbim Demaliaj

Shkumbim Demaliaj nuk ka arritur që të fitojë një mandat të deputetit në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Ai nuk arriti që të marr votat e mjaftueshme për tu bërë deputet.

Demalija ka thënë se është i kënaqur me rezultatin personal, por jo edhe me atë të partisë.

“Për çështjen e kandidaturës sime që mbetem jashtë Kuvendit është që nuk e kam marr numrin e duhur të votave. Unë jam i kënaqur me rezultatin, por jo me të partisë. Ndoshta kanë ndodhur lëshime pasi që ne ishim pjesë e Qeverisë “Hoti”, dhe me këtë qeveri është dëmtuar edhe Aleanca, por më shumë është lënduar LDK’ja”, ka thënë ai.

Demalija theksoi faktin që ai ishte shumë afër për tu bërë pjesë e Kuvendit.

“Kam mbetur i rreshtuar në 12 e parë të AAK’së, por ë bazë të votave të përgjithshme të AAK’së nuk kam arritur që të bëhem deputet. Ka ndikuar edhe kuota gjinore. Po presim çfarë do të ndodh sepse jam afër për tu bërë pjesë e kësaj legjislature”, ka thënë më tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat