Arbana Xharra: Ndihem e poshtëruar nga ky vendim i Edi Ramës

Aktuale

Arbana Xharra: Ndihem e poshtëruar nga ky vendim i Edi Ramës

Nga: A.Zh Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:49
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, për bashkëpunim në fushën e arsimit.

Ajo ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, se po e bën Shqipërinë “vilajet turk”, duke thënë se pë historinë shqiptare, tani do të vendos ai që na përdhunoi për 6 shekuj.

Xharra ka thënë se ndihet e poshtëruar nga ky vendim i Ramës, përcjell Bota sot.

“Edi Rama e bëri Shqipërinë vilajet turk. Për historinë tonë do vendos ai që na përdhunoi gati 6 shekuj. Plus viteve të fundit. Madje edhe planprogramet do t’i desekularizojë si shkollat e Erdoganit. Berisha na fundosi me shoqatat ekstremiste islamike, ky duke na poshtëruar me këtë despotin neoosman. Unë si shqiptare ndihem e poshtëruar me këtë vendim. Tirana le të ecë Stambollit a Moskës - se e ka bërë traditë atë rrugë. Ne nuk do të humbemi”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Në marrëveshje, ndër tjerash, parashihet edhe nxitja e futjes së gjuhës turke në shkollat shqiptare dhe anasjelltas./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat