IKD: 14 deputet kanë aktakuza aktive

Aktuale

IKD: 14 deputet kanë aktakuza aktive

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:48
Kuvendi

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), si rezultat i monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë, në vazhdën e kauzës për të ndërtuar institucione demokratike që përfaqësohen nga politikanë që nuk kanë probleme me ligjin, ka identifikuar kandidatët për deputetë të partive politike, të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputetë, të cilët kanë aktakuza aktive.

“Listës së partive politike me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive i prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej nëntë (9) kandidatë. Prej tyre gjashtë (6) kandidatë akuzohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy (2) për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për dy (2) vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, ka bërë të ditur IKD përmes një komunikate për media.

IKD ka bërë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka tre (3) kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Prej tyre një kandidatë akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, një kandidatë akuzohet për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për tri vepra penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

“Pas AAK-së, pasojnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lista Serbe (LS) me nga një kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Kandidati i PDK-së akuzohet për veprën penale “Sulm”, ndërsa kandidati nga LS-së  akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, thuhet tutje në komunikatë.

Në vazhdim, IKD ka paraqitur integritetin e secilës listë zgjedhore të këtyre partive politike me të dhëna të detajuara të deputetëve.

Image
Lista
Image
Lista
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat